Studenti shqiptar Stiven Bregu ka fituar të drejtën për të qëndruar në Angli, pas një peticioni për të parandaluar dëbimin e tij, nga ku mori më shumë se 90,000 firma.

Stiven Bregu shkoi në Angli kur ishte vetëm 13 vjeç për t’i shpëtuar një jete të dhunshme në shtëpinë e tij.

Në pamundësi për të folur anglisht, ai u vendos në kujdestari të një familjeje britanike dhe që prej asaj kohe ka arritur rezultate të shkëlqyera në shkollë.

Por pasi kërkesa e tij për azil u refuzua ai bëri një apel për emigracionin.

Stiven në shkollën “Mary Redcliffe” dhe “Temple”, “Rob Shaë”, i tha Bristol Post: “Stiven tani ka marrë rezultatin e peticionit të tij dhe unë jam i kënaqur t’ju them se ai ka qenë i suksesshëm dhe ka të drejtë të qëndrojë në Britani. Zyra e Brendshme tani ka dy javë për të apeluar vendimin.”

I riu kohët e fundit garoi në Biologji, Kimi dhe Matematikë dhe ka siguruar një ofertë nga një firmë e administrimit të pasurisë për shkak të “talentit të tij për matematikë”.

‘Pasuri e madhe’

Mësuesja Elisabeth Gilpin e përshkroi atë si: “një student të shquar dhe një pasuri të madhe për komunitetin tonë shkollor”.

Kryetari i bashkisë së Bristolit, Marvin Rees e përshkroi vendimin e seancës ankimore si “lajm të shkëlqyeshëm”.

Rees: Stiven është një i ri i vendosur, i sjellshëm dhe i zgjuar dhe Bristol është me fat që e ka atë. Shpresoj vetëm që ky rast të çojë në një reformë më të gjerë të sistemit tonë të azilit, në mënyrë që askush tjetër nuk duhet të përjetojë traumën e asaj që ka kaluar Stiven.”

Zyra e Brendshme tha: “Ne kemi marrë gjykimin dhe po e shqyrtojmë me kujdes përpara se të vazhdojmë.”