3 arsyet përse gratë aziatike nuk shëndoshen dhe jetojnë më gjatë

Edhe pse është e vështirë të dalloni një kineze nga një vietnameze, japoneze ose koreane, të gjithë bashkoheni në një pikë: femrat aziatike janë gjithmonë në formë të shkëlqyer, aq sa ndonjëherë mund t’ju ketë bërë përshtypje si ia dalin të ruajnë linjat edhe në një moshë më të rritur.

Ndonëse jemi shumë të largët nga pikëpamja gjeografike dhe kulturore, nuk jeni kurrë vonë për të përfituar nga sekretet e tyre për të qenë në formë të mirë fizike. Living ju njeh me tre prej tyre dhe ju propozon që t’i bëni sa më shpejt pjesë të ritualeve të përkujdesjes:

1.Hanë në procione të vogla: Me siguri nuk do t’ju vijë mirë të shihni pjatën tuaj të mbushur plot e përplot, ndërkohë që mund të kishit zgjedhur porcione më të vogla. Sipas një studimi të Cornell University, reduktimi i porcioneve ju ndihmon jo vetëm të ruani peshën aktuale, por edhe të humbisni më shpejt kilogramët e padëshiruar.

2.Pinë çaj në vend të ujit të ftohtë: Edhe pse 75% e trupit të njeriut është e përbërë nga uji, i cili ndihmon të mbani organizmin të hidratuar dhe ndihmon eleminimin e toksinave, femrat aziatike zgjedhin të pijnë çaj. Sipas tyre, uji i ftohtë fill pasi keni ngrënë ushqime me përmbatje yndyrore pengon tretjen. I preferuari i tyre është çaji jeshil.

3.Hanë shumë jeshillëqe: Jeshilja nuk është vetëm ngjyra e preferuar e çajit, por edhe e perimeve me këtë ngjyrë. Ndonëse në Azinë e largët mund të kultivohen produkte që nuk i gjeni në tregun vendas, ju mund të hani perime si sallata jeshile, spinaqi, lakra, brokoli,

qepët e njoma,hudhra e njomë, lakrat e egra etj. Sasia e lartë e klorofilës që gjendet në këto perime përthithet dhe tretet shumë shpejt nga trupi, janë të ushqyeshme dhe të japin efektin e ngopjes. Si rrjedhojë ato jetojnë më shëndetshëm dhe gjatë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...