Shqipëri-Islandë, e programuar për t’u luajtur në datën 10 shtator, nuk do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ashtu siç patën shpresuar të gjithë. Punimet në këtë impiant nuk kanë ecur me ritmin e duhur, duke bërë që të mos jetë gati për këtë sfidë, e cila luhet pas 40 ditësh.

Që nga parkimi, tapeti i stadiumit dhe detajet e tjera teknike, e bëjnë gati të pamundur që brenda këtyre ditëve të vihet në funksion. Fillimisht u mendua

që në qershor mund të përurohej, por edhe sfida me Moldavinë u zhvillua në Elbasan, për ta shtyrë prerjen e shiritit për stadiumi në shtator me Islandën.

Por, as kjo nuk do të ndodhë, me shpresën se do të mirëpresë ndeshjen e kuqezinjve me Francën në nëntor ose, në rastin më të keq, do të shtyhet për në vitin 2020.

Shtatori bëhet më i pamundur edhe nga fakti që UEFA kërkon të paktën një ndeshje kolauduese përpara se ta licencojë për zhvillimin e një ndeshjeje zyrtare ndërkombëtare. Edhe pse për momentin nga ana e FSHF-së nuk ka asnjë zyrtarizim për stadiumin dhe nuk ka nisur puna për të marrë masat rreth kësaj sfide, burime të gazetës pohojnë se Elbasani do të jetë pritësi i ndeshjes me Islandën.

Megjithate ka sinjale qe kjo ndeshje mund te luhet edhe ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Gjithsesi do te jete institucioni i futbollit shqiptar qe do te vendose per kete gje dhe me pas do te njoftoje edhe UEFA-n.

Në një situatë të tillë, shpresat e vetme e “Arena Kombetare” mbeten për t’u përfunduar në kohë për ndeshjen e 17 nëntorit, pikërisht me Francën ose të paktën tri ditë më para, me Andorrën.