Në familjen e deputetit Ylli Shehu ka pasur dasmë, pasi është martuar motra e tij.

Dasma është mbajtur në një ambient të hapur në fshatin Buzmadhe të Kukësit, rrethuar nga malet dhe gjelbërimi. Motra e Shehut është martuar me një dasmë tradicionale me plot njerëz e lekë që hidheshin gjatë kërcimit.

Në videon e postuar nga “Dosja.al” shfaqet çifti shumë simpatik dhe dasmorët teksa kërcejnë me muzikë popullore në sfond. I ftuar special në dasmë ka qenë dhe këngëtari njohur Gold Ag.