Qimet që futen nën lëkurë është një problem i zakonshëm i shumë grave. Shkaqet mund të jenë të ndryshme dhe një nga arsyet kryesore thuhet të jetë depilimi, me dyllë apo me brisk. Por ja disa këshilla si të shpëtoni nga ky problem:

 

1. Fillimisht, duhet t’i rezistoni të mos i shtypni, pasi shpeshherë sipas dermatologëve, mund të çojnë drejt një infeksioni serioz.
2. Filloni trajtimet përkatëse, duke pasur gjithmonë kujdes në zonat delikate të trupit.
3. Bëni pak pushim nga brisku

4. Përdorni kompresa të ngrohta në zonat problematike, në mënyrë për të përshpejtuar proçesin e rritjes.
5. Nëse filloni të ndjeni dhimbje, duhet të shihni patjetër një doktor.
6. Nëse doni të evitoni qimet e parritura nën mish, konsiderojeni proçesin e heqjes me lazer