Një foto e postuar nga Hueyda El Saied në Instagram ka bërë që të gjithë ndjekësit e saj të mendojnë se artistja është shtatzënë. Në foto Hueyda shfaqej duke mbajtur një pikturë të një balerine shtatzënë dhe ndjekësit menduan se artistja po jepte lajmin e ëmbël.

 

Mirëpo sot Hueyda ka reaguar pas mesazheve e komenteve të shumta duke treguar se nuk është shtatzënë, por thjesht i pëlqeu shumë piktura plot ngjyra.

 

“Piktura nuk ka lidhje me mua. Ish-balerinë jam, por nuk jam shtatzënë, se më kanë ardhur plot mesazhe që më uronin të bëhem me goc. Jo nuk jam shtatzënë”, është shprehur Hueyda.

PUBLICITET