Moti i keq, i papritur, ka sjellë pasoja të rënda në vend. Pas vdekjes së 2 pushuesve dhe shpëtimit të 26 të tjerëve, në Shkodër është regjistruar një aksident rrugor me vdekje. Pasditen e së dielës teksa po lëvizte me motorciklite në rrugën e

Gurit të Zi në afërsi të fshatit Vukatanë drejtuesi i saj ka humbuir kontrollin e për pasojë ka gjetur vdekjen në vend. Viktima është identifikuar si Vitor Ndoja 37 vjec.

 

Mësohet se si pasojë e erës së fortë dhe shirave të dendur, drejtuesi i motorit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy makina.Në vendin e ngjarjes menjëherë mbërriti policia e cila nisi hetimet në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

 

Gjithashtu blutë kanë bërë edhe shoqërimin e drejtuesve të dy automjeteve që u përfshinë në aksident dhe po merren në pyetje lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje