Ku ka humbur Monika Kryemadhi?

Monika Kryemadhi nuk ka bërë asnjë dalje në publik këto ditët e fundit, duke u zhdukur për një kohë të gjatë nga qarkullimi.

 

Nuk janë të papritura zhdukjet nga sytë e publikut e kreut të deleguar të LSI dhe bashkëshorte e Presidentit, pasi një gjë të tillë e ka bërë sa herë ka pasur përplasje të mëdha të opozitës.

 

Kujtojnë kohën jo fort të largët të tre protrestave të fundit të PD-LSI, ku Monika nuk mori pjesë, duke ia lënë gjithë “barrën” e drejtimit të LSI, Petrit Vasilit.

 

Për këto mungesa kryetarja e LSI u justifikua herë se ishte për një vizitë në SHBA dhe më pas se i ishte nënshtruar një operacioni shumë të vështirë në një nga klinikat e Italisë, që gjithsesi i kishte kushtuar sipas saj 10-fish në pak se sa në spitalet shqiptare.

 

Pa hyrë në detajet e pagesës për këtë operacion, apo nëse ka qënë operacion plastik dhe janë bërë bashke me ndonjë operacion tjetër, ajo që mund të themi është se Monika është zhdukur në tërë këto ditët e fundit, pikërisht kur është rishfaqur sërish kriza e Teatrit për shembjen e tij.

 

Pavarësisht se ka pasur debate të forta, përplasje mes aktivistëve të Aleancës për Teatrin e opozitës nga njëra anë dhe policisë nga ana tjetër, thyerjes së kordonit policor dhe futjen e aktivistëve dhe opozitës në sallën e Teatrit, kryetarja e LSI nuk ka reaguar publikisht.

 

Madje është nënshkruar dhe një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Aleancës për Teatrin, dhe sërish Monika Kryemadhi vetëm ka heshtur.

 

Nuk kanë mundur ta nxjerrin Monikën në publik as deklaratat e forta të Ramës për shembjen e Teatrit dhe as kërcënimet ndaj bashkëshortit të saj Ilir Meta për shkarkim.

 

Njëherësh, kryetarja e LSI ka heshtur dhe përballë ‘ofensivës’ së mazhorancës për të konstituuar këshillat bashkiakë, për të bërë betimin e kryebashkiakëve të saj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dhe nxjerrjen me forcë të kryebashkiakëve të opozitës nga zyra.

 

Madje nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbështetëse as për paralajmërimin e Xhelal Mziut, Voltana Ademit dhe kryebashkiakëve të tjerë të opozitës për “harakiri” në zyrat e tyre.

 

Thjeshtë dhe vetëm Monika është zhdukur nga qarkullimi, duke mos postuar asnjë mesazh në rrjetin social e duke e lënë LSI në dorë të Petrit Vasilit e opozitarizmin në dorë të bashkëshortit të saj President, Ilir Meta.

 

Misteri që shoqëron zhdukjen nga jeta publike dhe politike për javë të tëra të Monikës, u ka dhënë udhë dhe hamendësimeve, sipas të cilave thuhet se ajo është larguar dhe formalisht nga drejtimi i LSI duke ia lënë në dorë Metës partinë, është zemëruar me bashkëshortin pasi ka frikë se Meta kërkon ti marrë partinë, dhe po “flirton” politikisht me Ramën për ndonjë aleancë të mundshme, ose ndjehet thjeshtë e lodhur dhe pa shpresë./Pamfleti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...