Ditën e djeshme në një intervistë “60 sekonda” në Prive, Tayna u pyet se kur do të sjellë duet me një femër të showbizit.
“I vjen koha edhe asaj”, deklaroi reperja e cila tashmë e ka gati bashkëpunimin e parë me Dafina Zeqirin.
“Kënga tashmë ka përfunduar në studion e Cricket dhe do jetë ritmike për këtë verë. Nuk dihet saktë ende data e publikimit sepse varet nga projektet respektive të dy artisteve por nuk do të vonojë shumë”, ka deklaruar burimi për “Prive.al”.
Kënga thuhet se do të mbajë titullin “Bye bye” dhe pritet të jetë një hit i padiskutueshëm.