VOLTANA ADEMI, INVESTIME NE RRUGICA POR HARRON HYRJEN E QYTETIT

Ne nje kohe kur edhe pak dite do qe te perfundoje mandati i kryetares se bashkise se Shkodres Voltana Ademi kjo e fundit ka perveshur menget sa i perket ‘realizimit te projekteve’ aq shume te premtuara per qytetin.

Jo pak here Ademi premtoi restaurimin e rrugeve patrimin e tyre nga mbeturinat mundesimin e ujit te pijshem ne zonat ku mungonte apo edhe ndricimin inekzistent neper rruget e Shkodres gje e cila mungon edhe sot.

Ajo cka vihet re direkt ne hyrje e ne nje nga rruget kryesore te qytetit sic eshte rruga nga lagjia ‘Xhabiej’ qe te con drejt qendres duke pershkuar “Parrucen” eshte se mungon ndricimi.

 

Kjo ne fakt duhet te ishte si nje nga gjerat e para qe kryebashkiakja dhe pergjegjesit ne kete sektor qe do te duhej te kujdeseshin por mesa duket nuk ndodh keshtu ose thjeshte se kane vene re qe ndricimi mungon.

Hyrja e qytetit

(rruga stacionit te trenit) Rruga Revolucioni Antikomunist Hungarez

Gjithesesi e rendesishme eshte qe kryetarja Ademi kujdeset ‘masivisht’ qe te publikoje foto ne rrjetet sociale nga ku tregohet punimet qe kryejne neper zona te ndryshme te Shkodres

 

edhe pse keto punime kane marr nje hov te papare vetem muajt e fundit teksa eshte ne mbyllje te mandatit te saj 4-vjecar nderkohe qe do te duhej te ishin kryer kohe me pare te pakten nje pjese e konsiderueshme e tyre.

Por sic themi shpeshhere “Rendesi ka mendimi”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...