Turizëm në Bogë, të huajt tërhiqen nga natyra mes maleve

Për herë të parë për Bogën, do të shkruante me shume se 110 vite të shkuara shkrimtarja e famshme, Edit Durham. Sot, ky fshat i vogël malor vetëm 47 kilometra nga Shkodra, është shndërruar në një pikë të preferuar për turizmin malor nga të huajt.

Nëse kalon në fshatin Bogë, ajo që të bie ne sy janë vendet e shumta të kampingut. I ndodhur mes Razmës dhe Thethit, e gjithë struktura turistike e këtij fshati është përqendruar në ofrimin e shërbimeve për turistët të cilët udhëtojnë me rulo, ose qëndrojnë nëpër tenda kampingu.

Vendet e kampingut, ishte një nga arsyet se pse 26 vjeçarja belge Marieke Nilis zgjodhi të qëndronte në Bogë.

“Zbulova se në Bogë kishte vend qëndrimi për kampin, nuk ka shume vende të tilla në Shqipëri, veçanërisht në këtë rajon. Një mikja ime më tha se duhet te udhëtoja në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi pasi këtu mund të vizitoja majat e Ballkanit, për të cilat tha se pjesa me e bukur është në Shqipëri dhe kjo është pse jam këtu. Nuk e di se sa do të qëndroj, në të vërtet nuk ia kam idenë fare. Do të qëndroj këtu deri sa ta ndiej që e kam parë dhe e kam përjetuar këtë vend, por padyshim qe do te kthehem serish”, shprehet Markieke Nilis, turiste.

Edhe Granti me Josefin nga Britania e Madhe, thonë se do të kthehen sërisht për të vizituar Alpet shqiptare.

“Këto male janë fantastike. Do të qëndrojmë 6 ditë. Mendoj se do të kthehemi sërish, Shqipëria është një vend jo shume i njohur per turizmin ne angli, por eshte vertete e bukur”, shprehet një tjetër turist.

Filip e zbuloi vendin tonë prej një miku të tij, dhe vendosu ta vizitonte.

“Jam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë e zbulova nëpërmjet një mikut tim. Ai ka qenë këtu dhe me tregoi se sa i bukur është ky vend. Do të qëndrojë një javë. E nisa nga tirane, me pas në Shkodër, dhe tani do të bëj hiking në këto male qe duken te mrekullueshëm. Shqipëria i ka tejkaluar pritshmëritë e mia, njerëzit janë shumë miqësore, është një eksperiencë fantastike”, thotë ai.

Cesk Ulaj, ka një vend pushimi për rulo dhe kamping. Prej vitesh ai jeton ne Angli, por gjatë verës, rikthehet ne vendlindje. Ulaj tregon se si shtëpia e tij, u kthye në një bujtine për turistët e huaj.

Rritja e numrit të turistëve në fshat ka ndihmuar edhe zonat përreth, pasi bizneset përdorin prodhimet e zonës.

Në mes të Alpeve shqiptare, boga mbetet një pikë e preferuar qëndrimi për turistë të huaj, ndërsa ata shqiptar mungojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...