Histori tronditëse nga Komunizmi: Si më denoncoi nëna ime!

Dhimbjet e goditjeve, edhe pse i kujtohen si rrëqethje kohë pas kohe, tani janë shuar.

Shenjat e plagëve janë zhdukur. Sëmundja e përkeqësuar në qeli, që për pak i mori jetën, është shëruar, por Feridum Doko ka një plagë në zemër, që nuk mbyllet.

Kanë kaluar mbi 65 vjet nga ajo kohë, por atij ende i dhemb që, në gjyq, pasi kishte duruar tortura të pafunda për të mos e pranuar akuzën e arratisjes, dëshmitare kundër i doli e ëma. Ndoshta, dënimi me

10 vjet burg, pas asaj dëshmie të pakundërshtueshme, ishte gjëja që i dhembi më pak djalit 19-vjeçar, që kishte vendosur të arratisej nga diktatura.

Teksa ka mbushur 85 vjeç, Feridum Doko, i lindur në Berat, ka treguar për evenwallshaveears.org, historinë e tij që ngjason me historinë e dhjetëra të rinjve që kanë jetuar në

Shqipërinë komuniste, që nis me një plan për t’u arratisur, vazhdon me nuhatjen e një tradhtie e më pas me kapjen nga policët, tortura, presione, hetuesi dhe një gjyq ku shpallet vendimi që,

brenda pak çasteve, u merr rininë djemve, për t’ua zëvendësuar me vite të kaluara në burgje dhe kampe pune, por diku, historia e tij ndryshon nga historia e të tjerëve dhe e bën atë më të dhimbshme seç do e bënte çdo torturë, sepse përmban zhgënjimin më të madh që dikush mund të pësojë, atë që nuk të shemb thjesht planet dhe një pjesë të së ardhmes, por vetë themelet e qenies.

“Insistimi për pafajshmërinë time rezultoi në 4 seanca gjyqësore; nuk bëhej fjalë që unë ta pranoja që kisha thyer ligjin. Gjyqtari (që në atë pikë ishte irrituar) ftoi si dëshmitare Myzafere Dokon, mamanë time.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...