Ku janë këngëtaret e bukura të viteve 90?!

Nga: Klaudeta Skënderasi

I mbani mend? Ata që e prisnin festivalin si të vetmen ngjarje të madhe televizive, me siguri që po. Pas largimit të Parashqevi Simakut, Nertila Kokës, Anita Bitrit… festivalet e viteve ‘90 sollën vajza të tjera në skenë, që ishin Parashqevitë e Nertilat e reja të muzikës së lehtë. Enxhi Nini, Shirli Polena, Morena Reka, Redina Tili tërhoqën vëmendjen që me daljen e parë në skenë. Vetëm se zgjati pak. Shumë shpejt të gjitha e braktisën Shqipërinë për të mos shkelur më kurrë në një skenë shqiptare.

 

E para, që u shfaq veshur me fund ngjyrë kanarine e me flokë të shkurtër, ishte Morena Reka, durrsakja, që në festivalin e vitit 1989 këndoi këngën e Pirro Çakos “Jemi zemrat e çdo moshe” së bashku me Redon Makashin e Bledar Sejkon. Shpërthimin e vërtetë e pati pas ’90-ës dhe kënga “Pluralizmi” e Morenës (tashmë me flokëtë gjatë e streçe) do kthehej në himnin që e këndoi i madh e i vogël: “politikën e kuptoj, pluralizmin e kërkova e pranoj, dashurinë s’e harroj, dua jetën ta shijooooj”.

 

Pastaj edhe dy a tre këngë të tjera në festival dhe Morena Reka u largua për të mos e prekur më kurrë skenën shqiptare. Jeton në Amerikë, e martuar dhe nënë e plot katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë. Eshtë fare e lehtë të dallosh ende bukurinë e Morenës, si një nga këngëtaret më energjike të festivaleve të viteve ’90. Po Shirli Polenën a e kujtoni? Bjondja korçare, studente e kantos dhe pinjolle e familjes së famshme të mjekëve, u bë e njohur që me daljen e saj në vitin 1992 me këngën “vetmi”.

 

E ëmbël, e bukur, gjithë ledha, u duk sikur Shirli e kishte kapur një pozicion shumë të mirë në mesin e këngëtareve të reja që po shfaqeshin një e nga një. Mund të bindeshe fare mirë për këtë pas dy vitesh, kur Shirli këndoi sërish në festivalin e ’94-ës me këngën “Përse më fshihesh”. Por me sa dukej, kënga kishte qenë thjesht një dëshirë e momentit. Sepse Shirli vazhdoi më pas rrugën që kishte nisur.

 

Iu përkushtua muzikës klasike si soprano. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdon karrierën në skena të muzikës klasike së bashku me bashkëshortin e saj tenor, Adrian Xhema.

Të njëjtën gjë do bënte edhe një tjetër bukuroshe gjithë delikatesë: Enxhi Nini, që për herë të parë do ta shihnim në vitin 1993 me këngën ”Ti je vetja ime”. Një nga vajzat më të bukura dhe fine që kishte kënduar në atë skenë, në fakt ishte violinist dhe e bija e dy prindërve të njohur, spikeres së lajmevenë TVSH Violeta Gjoka dhe kompozitorit Dorian Nini. Enxhin do ta shihnim edhe për pak kohë vërdallë, në ndonjë kocert e festival,

 

por edhe ajo i braktisi të dyja, edhe muzikën e lehtë edhe Shqipërinë, për të ndjekur ëndërrën me violinë. Enxhi ka prekur skenat më të njohur, ndër to edhe La Scalan, pjesë e Orkestrës së Rai. Jeton në Itali së bashku me bashkëshortin e saj italian Gabrielle dhe dy vajzat e tyre Mia dhe Adele, të cilat dy vjet më parë e shoqëruan mamin e tyre në altar, në një ceremoni martese të vonuar.

 

As Redina Tili, vajza e famshme e këngës “5 fustanet dhe adhuruesit”, por që në fillim u shfaq me Artur Dhamon në skenën e festivalit të 90-ës, nuk ishte aspak këngëtare.Ishte piktore, por kishte një zë shumë të ëmbël dhe një pamje shumë tërheqëse, por që rrallë e dhuronte nbuzëqeshje.

 

Ndër të parat që u shfaq në skenë e veshur me pantallona. Nga Redina kanë ngelur pesë këngë festivalesh, por në fund edhe kaçurrelsja brune zgjodhi të largohej dhe iu përkushtua profesionit të saj të vërtetë, pikturësPak dihet për jetën e saj. Nga kërkimet mund të gjesh që tani jeton në Toronto, Kanada dhe ka një vajzë. dhe nuk ka ndryshuar as edhe nje grime.

 

Burimi: AktoretShqiptare.info

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...