Moderatorja dhe gazetarja Fiori Dardha është shumë aktive në rrjetet sociale, ku pothuajse çdo ditë ndan momente nga jeta e përditshme me ndjekësit e saj.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video teksa dëgjon një nga këngët e artistes së madhe shqiptare,Vaçe Zela, në makinë.

Moderatorja dëgjohet duke kënduar dhe krahas videos së publikuar ajo shkruan: “Kur guxon të bësh “duet” me të madhen, të papërsëritshmen Vaçe Zela…

P.S: kur kendoj në makinë më duket vetja këngëtare e madhe!”