Gazetari dhe moderatori Arian Çani në një koment të fundit I ka bërë thirrje Edi Ramës që të verprojë kundër artistëve.

 

Në një shkrim që të lë të kuptosh se është plot ironi Çani shkruan se Rama duhet të marrë me hu dhe ata pak aktorë që kanë mbetur dhe të prish Teatrin. Sipas tij kjo gjë duhet të ndodh që të kluptojmë të gjithë që Edi Rama po vendos një regjim në Shqipëri dhe këtë duhet ta bëjë sa më parë.

 

Gazetari ndër të tjera shton se ai ka vendosur bast me një mikun e tij dhe nërë Kryeministri shkatërron çdo gjë ai ftion një shumë të majme parash.

 

“O Ram pash Zotin, a do ti marresh me hu keta pak aktore dhe artiste qe kane zaptuar Theatron dhe ta shembesh ate godine se boll më. Ose vendos tamam Rregjim ose hap krahun plak. Se na lodhe. Jo per gje por edhe une fitoj nje super bast me nje tip me shum leka te cilit i kam thene se Rama eshte trim dhe s’pjerdh më per njeri ne kete bote. Edhe katundi shpeton njeher e mire nga dilema:

 

Jemi tashme apo s’jemi akoma ne Rregjim. Aman Ram. Vendos. Se keshtu as mut as shurre, eshte trishtim i madh. Jepi Ram. Te mbarojme pune. Te shpetosh dhe ti, te shpetojne dhe ata qe shpresojne akoma. Jepi Ram. Cdo ore qe kalon dhe ti s’vepron, e ke ne disfavor”, është ky reagimi i plotë i drejtuesit të Zonë e Lirë.

 

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Dy ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.