GJYKATA I JEP MANDATIN E KRYEBASHKIAKUT VALDRIN PJETRIT

Gjykata e Shkalles se Pare i ka dhene mandatin e kryetarit te Bashkise Shkoder Valdrin Pjetrit kandidatit te dale pa gare ne zgjedhjet e 30 Qershorit. Vendimi u mor këtë të Premte në një seancë ku ishte i pranishëm vetë kryebashkiaku Pjetri i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Eridjan Salianji.

 

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtari Hasan Selimi.Pas përfundimit të seancës kryebashkiaku i zgjedhur Valdrin Pjetri dha një deklaratë për mediat ku tha se do të nisë punën menjëherë sapo të mbarojë afati i mandatit 4 vjecar i zonjës Voltana Ademi duke respektuar ligjet në fuqi

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Eridjan Salianji, deklaroi se gjykata rrëzoi kërkese padinë e bërë nga Voltana Ademi për zgjedhjet e 30 Qershorit

 

Në këtë proces kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi përfaqësohej nga avokati Jordan Daci. Ky i fundit u shpreh se nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese pretendimet e zonjës Ademi ishin të drejta

 

Tre ditë më parë, kjo gjykatë e shtyu vendimin për konfirmimin e mandatit të Valdrin Pjetrit, për tu njohur me provat e paraqitura nga Bashkia e Shkodrës, me kryetaren në ikje Voltana Ademi, që pretendonte parregullsi në procesin zgjedhor.

Voltana Ademi e mori zyrtarisht detyren e kryebashkiakes se Shkodr

ës në 20 Gusht të vitit 2015 dhe mandate I saj 4 vjecar përfundon po me 20 Gusht të këtij viti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...