Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është një ndër personazhet më të ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale. Mirëpo, së fundmi asaj i është hapur një problem me Instagramin dhe mikeshat e saj kanë filluar të ankohen pasi këngëtarja nuk i ndjek më.

 

Ka qenë Fjolla Morina ajo që i ka dërguar një mesazh Rozanës duke i kërkuar llogari se përse nuk e ndjek më në Instagram. Rozana ka ngelur pa fjalë dhe më pas ka zbuluar se diçka po ndodh me profilin e saj pasi ka hequr gjithë njerëzit që ndjek dhe ka bërë follow vetëm disa adresa kineze.

“Miq, mikesha, kushërinj etj etj… Kam qe te enjten e shkuar qe kam problem me insta. Me pak fjale ne instagramin tim dalin qe unë ndjek te gjithë Kinezet Aziatiket e botes (jo ata mua) dhe nuk ndjek me miqt e mi. Ose si kam fare ose i kam bllok ose nuk me kane por nuk me shikojne asnje postim qe une bej ne story apo tek muri.

 

Me sa me shpjeguan kjo ndodh kur merr nje aplikacion e te kerkon te vendosesh te dhenat e inst tend personal mund te te futen tek insta yt. Kujdes mos jepni te dhenat e inst tuaj ne keto aplikacione qe merrni. Ps Fjolla Morina ti dhe shume miq te tjere nuk preferoni kuzhinen kineze ndaj sju kam”, ka përfunduar këngëtarja.