Pak ditë më parë ora Rolex që moderatorja Ilda Bejleri mban në dorë u bë shkak për debate mes saj dhe ndjekësve të cilët donin të dinin burimin e të ardhurave për të blerë aksesorin e shtrenjtë. Gazetarja seksi e Super Sport sqaroi se ajo vjen nga një familje tironce me tradita, duke lënë të kuptojë se të mirat materiale krahas rrogës si gazetare Bejlerit i vijnë edhe nga familja.

 

Por duket se kjo përgjigje e Ildës, i ka hedhur edhe më ‘benzinë zjarrit’, pasi replikat mes saj dhe ndjekësve kanë vijuar pa ndalur. “Aman dhe një herë si ishte ajo historia e gjyshes ‘tironce’ dhe me tradita që të mundësonte Rolex…ahahaah ke lënë batutën e shekullit”; i shkruan Ildës një prej komentuesve, i cili mori menjëherë një përgjigje nga moderatorja

 

“Ke noj pronë ti?? Që u shkrive! Apo na zutë gjithë tokat e s’po na na leni me ble një Rolex. Duhet me ju mor leje juve”; i shkruan Bejleri me theks tirons. Ilda Bejleri këto ditë ndodhet me pushime në Mykonos, ndërsa vetëm pak orë më parë në mediat online po qarkullon lajmi se pas një debati me Dritan Shakohoxhën, gazetarja ka lënë përfundimisht ekranin e Digitalb.