Mahnitet nga “Baresha”/ Elhaida Dani i mëson të këndojë shqip libanezes (video)

Këngëtarja e dashur Elhaida Dani po e zhvillon karrierën e saj jashtë kufijve shqiptarë. Prej kohësh ajo po udhëton në shtete të ndryshme të botës duke qenë se është pjesë e kastit të muzikantëve të ‘musical-it’ “Notre Dame de Paris”. Edhe pse Elhaida është zhvendosur për të jetuar në Itali por nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.

 

Pak ditë më parë ajo publikoi në ‘Instagram’ një video në të cilën shihej duke kënduar këngën më të famshme shqiptare “Baresha” dhe duket se po përpiqet që t’ua mësoj edhe miqve të saj të huaj.

 

Elhaida së bashku me miken e saj nga Libani, Hiba Taëaji, e cila është këngëtare e njohur në vendin e saj dhe në gjithë Arabinë, e ka pëlqyer shumë këngën në fjalë. Duke qenë se e ka tërhequr aq shumë ritmi i këngës, mikesha e Elhaidës është përpjekur ta mësojë “Bareshën” me ndihmën e këngëtares shqiptare. Dani ka postuar në ‘Instastory’ videon e Hibas dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Shoqes sime libaneze i pëlqeu shumë kënga dhe po e mëson. Hiba Taëaji po këndon shqip! Të dua shumë Hibou”.

 

Gjithashtu ajo ka paralajmëruar se ndoshta së bashku me miken e saj mund ta sjellë “Bareshën” në një version të ripunuar me zërat e tyre.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...