Gazetari i njohur Denis Dyrnjaja ka denoncuar një rast tjetër të një shalqiri që dukshëm nuk është i shëndetshëm për t’u ngrënë.

 

Dyrnjaja përmes postimit të tij në Facebook kërkon të “tërheqë veshin” jo vetëm të “AKU”-së, por edhe të Ministrisë së Bujqësisë, institucione këto që gjithnjë janë nën shënjestër sa herë ndeshemi me produkte të tilla, jashtë çdo standardi për t’u konsumuar.

 

Si rrjedhojë e këtyre ushqimeve që po hamë, në trupat tanë, por edhe të fëmijëve tanë ‘rritet shëndetshëm kanceri i zorrës së trashë’, shkruan Dyrnjaja.

 

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Një kujtesë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrin e Bujqësisë që e ka me merak produktin vendas që ta ruajmë dhe të mos i bëjmë antireklamë.

 

Ja shiheni vetë çfarë prodhojnë “v.rasësit” e arave dhe serave, produkte të mrekullueshme dhe 100% të sigurt për të të v.rarë e për të të marrë j.etën.

 

Në këtë kuadër mendova që t’i bëj reklamë një shalqiri super, sikurse duket ky nga pamja. Një pamje e mrekullueshme, aroma nuk ka të përshkruar.

 

Dhe kështu miq janë po kaq të mrekullueshme, edhe domatet, kastravecat, qershijat, rrushi etj fruta e perime prej të cilave në trupat tanë, por sidomos të fëmijëve tanë, po rritet shëndetshëm kanceri dhe ne çdo vit kemi 5500 raste shumica kancer i rectumit, ose njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë.

Bravo, Bravo, ushqimet që duam!