Pak ditë më parë portali GoFoundMe, publikoi rastin e një 20-vjeçari shqiptar nga Ulqini. Emro Abazi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe duhet të bëjë trajtim në Gjermani. Familja e tij nuk ka mundësi financiare që të paguajë seancat e terapisë dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

 

Ndërkohë Elvis Naçi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook, se 450 mijë eurot për trajtimin e Emros janë grumbulluar.

 

Ai ndodhet në shtëpinë e 20-vjeçarit, nga ku ka dhënë edhe lajmin e gëzueshëm. Më pas Naçi thotë se duhet të lutemi për Emron, që trajtimi t’i shkojë me sukses.

 

Postimi i plotë : Jam ne shtepine e Emros me motren, gjyshin dhe gjyshen per te dhene lajmin qe i çon peshe zemrat e shqiptareve. Sot ia vlen te gezohet shqiptaria, sot eshte lajmi me i madh, shuma prej 450 mije euro per Emron u plotesua. Por duhet te vazhdojme me lutje per Emron, qe edhe trajtimi t’i dali me sukses. Zoti ju begatofte te dashur motra e vellezer!