Meta: Jam i ndershëm nuk kam vjedhur kurrë!

Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora ironizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai ishte një politikan që nuk përdorte doping. Kjo tregon se sa keq është katandisur njeriu që fatkeqësisht ka uzurpuar postin më të rëndësishëm të shtetit. Ndërsa pyetet se ku u mbështet për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, ai flet marrëzira duke përmendur propogandën sorosiane dhe duke deklaruar : Në emër të pluralizmit që sipas tij, ai pra pluralizmi ishte kushtetuta e tij

 

Sonila Meço: Ishte kjo deklarata e Ramës. E para ju jeni një tespije në duart e Sali Berishës dhe e dyta në rast se do rezultoni një kokërr me gunga do shkoni para drejtësisë.

Ilir Meta: Mua më vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla, natyrisht që janë në efekte të caktuara.

 

Sonila Meço: Të? Në efekte të caktuara të?

Ilir Meta: Unë jam një politikan që nuk përdor doping. Edhe sportin e lashe shpejt se të bëhesha kampion do më duhej të përdorja pak doping.

Sonila Meço: Është në efekt dopingu Rama kur bën këtë deklaratë?

Ilir Meta: Më fal tani, pse më bën kaq shumë presion. Mua më vjen keq që ai nuk u ngrit në nivelin e Ramiz Alisë, që duhet të ishte ngritur për t’i krijuar mundësi opozitës për zgjedhjet lokale, por kurrsesi as në nivelin e Doktorit.

Ky në vitin 2006- 2007 u tregua fleksibël. Ai tha nëse ky kërkon vërtetë një certifikatë hajde, por ky nuk do të hyjë në zgjedhje.

 

Pastaj sa i takon drejtësisë nëse ka një njeri që dueht të jetë i shqetësuar është mendoj kryeministri aktual.

Të jeni i sigurt që dëmi publik që i ka bërë kjo qeveri me një koncesion nuk ja ka bërë gjithë qeveritë për gati 25 vjet.

Mos të llogarisim qindra koncesione të pakontrolluara është një faturë dhe pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë për vitet që vijnë.

Sonila Meço: Keni frikë nga drejtësia që po vjen?

Ilir Meta: Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi. Para 3 vitesh kjo kushtetutë është votuar me 140 vota dhe në këtë kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma.

 

Sa i takon Ramaformës që është një kushtetutë tjetër. Kjo është kushtetuta origjinale sepse është firmosur nga unë menjëherë pas votimit si kryetar i Kuvendit në atë kohë.

Frikë nga kjo reformë ka ai që e ktheu në Ramaformë dhe sot e shohin të gjithë. Do flasim për historinë me peshq dhe peshkaqenë. Peshkaqenët nga atëherë janë kthyer në kroçera.

 

Kroçerat rrezikohen të kthehen në titanik pas ca kohësh. Kështu dëgjuam një histori që sa të ikë Adriatik Llalla do bëhen gjërat serioze.

Iku ai u bë dy vjet. U zgjodh prokurori i Përgjithshëm i përkohshëmm nga Rama dhe dy ambasadorët u përqafuan për Kushtetutën që kam unë. Kjo është kushtetuta që ka bërë komisioni i Venecias.

 

Sonila Meço: Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar një President, në një intervistë në kushtet kur Parlamenti ka ndërmarrë një procedurë për shkarkimin e tij. Si ndiheni si President nën hetim administrativ dhe me procedura shkarkimi?

 

Presidenti Meta: Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë.

 

Sonila Meço: Po ju në ç’ligj jeni bazuar për të marrë një vendim, për të cilin akuzoheni se keni ndërmarrë një vendim antikushtetues?

Presidenti Meta: Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare. Dhe po kështu mund t’ju them që, i pari që ka shtyrë zgjedhjet në Shqipëri është ish-Presidenti Ramiz Alia, i cili edhe pse vinte nga një formim komunist, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë bashkë me partinë e tij në atë kohë, përsëri arriti të tregonte një përgjegjshmëri….

 

Sonila Meco: Falë dhe një reagimi e kohezioni mbarë popullor

Presidenti Meta:.…të veçantë për kohën, po të kemi parasysh vitin ’91 dhe i shtyu zgjedhjet dhe i dha mundësi opozitës së re që të merrte pjesë. Nuk jam duke përmendur dhe rastin tjetër të vitit 2006-2007, kur zoti Rama ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe zoti Berisha ishte Kryeministër, ku përsëri u shty data e zgjedhjeve për shkak të një certifikate që zoti Rama kërkonte në atë kohë si garaci që të mos manipuloheshin zgjedhjet. Nuk po përmend dhe precedentë të tjerë, nga paraardhës të tjerë. Nuk e di, cilin nen të Kushtetutës kam shkelur.

 

Sonila Meco: Më shumë se cilin keni shkelur, po mbi ç’ligj jeni bazuar. Ju ma thatë qartësisht ‘pluralizmi’.

Presidenti Meta: Janë ta qarta. Ajo që dua t’ju them ju është sepse, edhe ju ndoshta ndonjëherë edhe pse jeni gazetare me shumë përvojë, bini pre padashje e një propagande ‘sorosiste’ që përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, të njëjtin refren, jashtë çdo fakti, jashtë çdo akti, që është pikërisht ky që, edhe sot e kësaj dite, në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë dhe po kështu në asnjë gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk ka një padi apo një ankesë ndaj Dekretit të Presidentit të Republikës.

 

Sonila Meco: Kishte një zgjidhje fjalësh shumë interesante, janë disa tema që ju vetëm në një fjali keni hapur horizontin për të marrë drejtimin e bisedës. Unë do të ndjek pak atë logjikë që kisha nisur që në fillim dhe do të ndalem edhe tek propaganda ‘sorrosiane’, dhe tek fakti që unë si gazetare me përvojë nuk arrij dot që të dal….

 

Presidenti Meta: Unë kërkoj ndjesë…..

Sonila Meco: Jemi pushtete të pavarura zoti Meta, kështu që nuk ka problem. Unë jam pushteti i katërt dhe ndihem komode.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...