Horoskopi i muajit Gusht sipas astrologes Meri Shehu

“Gushti fillon me një Hënë të re në shenjën e Luanit dhe do t’u japë njerëzve ndjesinë se tashmë ka ardhur momenti të gëzojnë dhe të argëtohen. Hëna e re tregon fillime të reja të gëzueshme në çdo aspekt.

Por ky muaj gjithashtu do të jetë edhe me të papritura”, kështu u shpreh astrologjia Meri Shehu, teksa foli në mënyrë të përgjithshme për parashikimin e yjeve për muajin Gusht. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, astrologia tregoi renditjen e shenjave të horoskopit për këtë muaj.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

12-Gaforrja Do të kenë një muaj sulmi, antagonizmash dhe do përpiqen të marrin atë që mendojnë se iu përket.

11-Dashi Do të ketë një muaj vital, me energji pozitive. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes, por do të kenë edhe shumë peripeci.

10-Binjakët Do kenë pak shkëputje nga shoqëritë, ndarje, bashkime, shoqëri të reja dhe kjo të sjellë pak paqëndrueshmëri për ta.

9-Peshorja Për ta ky muaj do të jetë më shumë si muaj informacionesh pasi do të takojnë njerëz dhe do të jenë në lëvizje.

8-Virgjëresha Do të ketë një muaj shumë dominant dhe do të mbushen me energji për të bërë gjëra të mëdha në fund të Gushtit.

7-Demi Do të merren shumë me familjen, do të kenë të ftuar ose do të ftohen diku, por familja do të jetë ajo që do t’i shqetësojë jashtë mase gjatë këtij muaji.

6-Bricjapi Do të merren shumë me çështjet ekonomike dhe me punën këtë muaj. Do të investojnë për një punë dhe mund të kenë edhe një humbje, ndaj edhe duhet t’i bëjnë llogaritë mirë.

5-Luani Ata do të shkëlqejnë këtë muaj, por jo të gjitha gjërat do t’i marrin ashtu siç duhet. Duhet të bëjnë kujdes me zgjedhjet që bëjnë.

4-Peshqit Do të notojnë në ujëra ndoshta jo të natyrës së tyre, por do të jenë të aftë të notojnë. Do të arrijnë sukses, por duan edhe mbrojtjen e dikujt që i këshillon gjatë kësaj periudhe.

3-Shigjetarët Do të jenë në kulmin e tyre të dashurive dhe do të bëjnë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre.

2-Ujori Ky muaj do t’u plotësojë atyre një dëshirë. U rregullon një punë, një marrëdhënie ku e ndjejnë veten të plotësuar dhe një të ardhme të mirë.

1-Akrepi Plutoni do t’i verë në lëvizje me ngacmime, por të gjithë do të vihen në dyshim për atë që kanë dhe që duhet të kenë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...