Mjekët dhe infermierët shqiptarë po ikin masivisht nga vendi e u janë drejtuar vendeve si Gjermania, e cila u ofron pagë dhe kushte të mira jetese.

 

Mirëpo, me sa duket, edhe ata pak mjekë që kanë ngelur në vend, kanë zhgënjyer mjaft pacientë duke i bërë ata të mendojnë se janë të paaftë.

 

Më poshtë po ju njohim me një denoncim të publikuar. Është një vajzë e re, e cila tregon rastin e saj dhe problemin që i shkaktoi një mjeke në spitalin “Koço Gliozheni”.

 

Siç tregon vajza, e cila ka preferuar të ngelë anonime, teksa ishte në fillimet e një shtatzënie, kishte shkuar në maternitetin shtetëror për të bërë një eko. Mjekja i kishte konfirmuar se ishte në javën e 9 dhe pa i sqaruar asnjë gjë, i kishte dhënë një recetë për të bërë 5 gjilpëra progresteron për 5 ditë me radhë.

 

Të parën ia kishte bërë vetë mjekja në spital.Me këmbënguljen e të ëmës, vajza shkon dhe bën një eko tjetër, në mënyrë private. Aty mëson se emrioni pak më shumë se dy muajsh që ishte krijuar në mitrën e saj, nuk kishte rrahje zemre.

 

Pra, mjekja e maternitetit “Koço Gliozheni”, pa i bërë me dije nënës se statzënia ishte ndërprerë dhe se duhej të merrte masat e nevojshme për të nxjerrë embrionin nga mitra e të pastrohej, i dha progresteron.

 

E reja nuk nguron të shajë mjekësinë e degraduar si dhe të lutet në Zot për t’u mbrojtur nga këta mjekë.

 

Ajo shkruan:

Përshendetje! Jam një vajzë nga Tirana. Desha të denoncoj ca palo doktoresha në maternitetin e ri “Koço Gliozheni” që janë absolutisht të paafta dhe çnjerëzore. Para ca ditësh shkova bëra një eko për shtatzëni. Isha 9 javëshe mirëpo embrioni nuk ishte zhvillu dhe s’kishte pas rrafje zemre.

 

Ajo palo doktereshë nuk më tha asgjë që bebi s’kishte më rrafje po më bëri edhe një gjilpërë progresteron. Më dha të bëja dhe për 5 ditë të tjera progresteron. Mirë që më tha mami dhe shkova e bëra dhe një eko diku tjetër. Më thanë që bebi s’kishte rrafje zemre. Do kisha bërë gjilpëra progresteron për 5 ditë kur kisha një beb pa rrafje. Këta nuk janë normal. Këta nuk njohin as njerëzi as detyrim për detyrën që kanë. Asgjë more.

 

Të shohin veshur me rroba tregu dhe s’të hedhin as sytë. Të lënë të vdesësh. Të shohin me shapka Armani, atlete Gucci apo Roberto Cavalli e të lëpijnë bythën. Turp! Turp! Turp! Mjeket L.Th dhe M. s’di se si e kishte mbiemrin, Zoti u ardhtë hakut se vetëm mjeke s’jeni.

 

Desha të ndaj me ju këtë ngjarje. Turp t’u vijë që lozin me jetën dhe fatkeqësitë e njerëzve! Pastaj thoni pse ikim nga Shqipëria. Mjekësia jonë, që duhej të ishte ndër primaret, që duhet të jetë e saktë se varet jeta e njeriu… A janë normalë këta, a s’janë?

 

Na rujt i madhi Zot nga këta doktora që marrin diplomën me lek. Marrin në qafë njerëz të pafajshëm e thonë gabime njerëzore”.