Nga mesi i korrikut dhe deri tani temperaturat në vendin tonë kanë qenë shumë të larta dhe reshje shiu apo vranësira thuajse nuk kemi parë fare. Temperaturat kanë qenë mbi 35 gradë, mot ky shumë i favorshëm për plazh.

 

Por duke qënë se vendi ynë është pushtuar nga vala e të nxehtit afrikan, duket se nuk do të shpëtojmë aq lehtë. Sipas “Meteoalb.al” ditën e sotme termometri do të shënojë 40 gradë dhe praktikisht kjo është dita e parë, për këtë vit,

 

që temperaturat kapin këtë shifër. Temperaturat e larta prekin zonat e ulta të vendit tonë, megjithatë kjo rritje e ndjeshme do të ndikojë në të gjithë territorin e Shqipërisë.