ÇFARE FSHIHET POSHTE LAGUNES SE VENECIAS?

Laguna e Venezia-s fsheh qindra histori të lashta. Fundi i detit është në fakt i pasur me anije të moshave të ndryshme, të zhytura tragjikisht.

 

Laguna e Venezia-s fsheh një thesar të vërtetë. Shumë rrënime që turbullojnë shtratin e detit. Është e lehtë të mendosh se midis ujrave të një prej qyteteve më të bukura në botë ka qindra anije historike, disa mesjetare, të tjera të shekullit të tetëmbëdhjetë.

 

 

Anijet, kryesisht para Luftës së Parë Botërore, janë mbytur për shkak të ngarkesës së tepërt, ose luftimeve të ashpra. Përveç kësaj, ekzistojnë gjithashtu mbetje të avionëve të zhytur, dëshmi e përplasjeve nën qiellin venecian.

 

Vetëm rreth dyzet rrënoja janë evidentuar, studiuar dhe analizuar, duke nxitur imagjinatën e kuriozëve dhe natyrshëm interesin e studiuesve.

 

Në një thellësi prej 18 metrash, u identifikuan rrënojat e “del Mattoni” (E tullave), e njohura me këtë emër për shkak të ngarkesës së madhe që mbante. E gjetur në mes të viteve ’80 rreth, 6 milje nga porti i Venecias.

 

Megjithatë, është e mundur të kthehemi shumë pas në kohë, siç tregohet nga anija prusiane “Hellmuth”, e mbytur më 19 nëntor 1860, sipas regjistrave, në një përpjekje për të hyrë në port.

Në vitin 1992, një anije mallrash u gjet 12 milje larg, në një thellësi rreth 30 metra para Caorle. Datuar në shekullin e I para Krishtit dhe e quajtur “rrënoja e algave”.

 

Një tjetër anije e mbytur, e ashtuquajtura “Qelqi” daton në shekullin e 16 dhe sillte në drejtim të Venecias, një ngarkesë disi të ndryshme, prej qelqi, ndoshta që vinte nga Lindja e Mesme.

Mbetjet e saj u gjetën në vitin 1980 dhe më pas filloi rindërtimi historik i saj. Për të mbytur anijen ndikoi një stuhi e fortë e jugut.

 

o vetëm anijet tregtare kalonin në lagunën e Venedikut. Kjo tregohet nga aksidenti “dei Cannoni”, një anije lufte prej druri që mbarte topa hekuri. Një ngarkesë e rëndë, ndoshta kjo është një nga arsyet që u mbyt në kulmin e përpjekjeve për të arritur në portin e Malamocco-s (një lagje në Venezia-ndalesa e parë si port), së bashku me erë e fortë të jugut.

 

Zbulimi i dy anijeve të lashta që datojnë në shekullin e 14 është shumë interesante. Këto ishin të ngjeshura pranë njëra – tjetërs dhe të zhytura me qëllim afër ishullit të San Marco di Boccalama. U përpoq të veprohej për ngritjen e tyre, në mënyrë që të mos ishin plotësisht të përmbytura nga deti. Një plan i dështuar, i cili megjithatë thekson se si këto gjetje mund të na tregojnë historinë tonë dhe të popujve që lundruan detrave dhe qyteteve që admirojmë sot.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...