Habit gruaja e Bujarit: Ik ku të duash vetëm në darkë më sill…

Me duetin e fundit me Mateos Frrokun goditi në shenjë, por këngëtari popullor Bujar Qamili nuk e mohon se preferon më shumë duetet me këngëtaret.

 

Qamili: Prite Zot, më mirë me këngëtare. Prite zot rrezikun.

 

I pyetur nëse bashkëpunime të tilla i kanë sjellë xhelozira në çift, Qamili tha në “BOOM”: Më thonë a bëhet xheloze gruaja? Mua gjithmonë me gruan më ngatërrojnë. Gruan e kam artiste, nuk do me dit gjë hiç. Vetë më thotë shko nga të duash vetëm hajde në darkë dhe silli paratë në shtëpi.

 

E megjithatë situata duket e ekuilibruar.

 

Qamili: Nuk ka nevojë me punu. Sot kam ardhur po bëj emisionin tuaj, ajo është në Dubrovnik. Ka shku me shoqe atje ty bo qejf. I kam thënë, çfarë të duash bëj gjithë ditën, në darkë hajde në shtëpi.

 

Por kur bëhet fjalë tek ekonomia e shtëpisë, as Bujar Qamili nuk bëj përjashtim nga shumica e shqiptarëve.

 

Qamili: Paratë i fitoj unë. Ne me të vërtetë fitojmë para por unë kam kënaqësi kur ja çoj paratë që fitoj gruas, por më kënaqësi kam kur i blej të dashurës një parfum. Tregoj të drejtën, ndoshta bëra gabim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...