Zgjohu me lule, dita jote do jetë plot pozitivitet

Tulipanë, trëndafila, margarita: mjafton të shohësh ngjyra të larmishme për t’u ndier më në humor

 

Studimi i Harvard University, i cili e ka konfirmuar këtë, ka marrë në konsideratë ndryshimin e humorit të një grupi femrash që nga zgjimi në mëngjes deri në mbrëmje.

 

Rezultatet më të mira u dalluan tek ato femra që preferonin tufën me lule pranë vendit ku hanin mëngjesin.

 

Sipas autores së këtij studimi Nancy Etcoff, është mirë të mbahet në kuzhinë gjithnjë një tufë me lule, për ta vështruar gjatë ngrënies së mëngjesit.

 

Duke e filluar ditën me një gjendje shpirtërore pozitive, aktivizohet një ‘efekt orteku’ i cili zgjat deri në mbrëmje.

 

Këshillohet që lulet të vendosen në kuzhinë për të ‘neutralizuar’ rrëmujën e cila krijohet në këtë ambient (më pak kaos = më shumë relaks).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...