PROFIL: Njihuni me ar mikun Nr.1 të Vladimir Putin, një djalosh i paralizuar

Nën pseudonimin ‘Stalingulag’, Alexander Gorbunov është një nga kritikët më të ashpër të Kremlinit.

Nga Vijai Maheshwari*

Kryqëzimi i shpatave me presidentin e pamëshirshëm të Rusisë, Vladimir Putin, nuk është i kollajtë: Edhe burgimi mund të jetë një bekim krahasuar me mundësinë e helmimit nga agjentët nervorë, ose poloni radioaktiv.

Është edhe më mbresëlënëse se një nga kritikët më të ashpër të Kremlinit, sot është një shkrimtar që vuan nga atrofi muskulare të pashërueshme, i “dënuar” në një karrige me rrota për pjesën tjetër të jetës së tij.

Një version disident rus i Stephen Hawking, 27-vjeçari Aleksandër Gorbunov – i cili poston nën pseudonimin provokativ @StalinGulag si një mënyrë për t’u tallur me Kremlinin – ka grumbulluar më shumë se 1 milionë ndjekës në Twitter.

I quajtur si “kolumnisti më i rëndësishëm politik në Rusi” në vitin 2017 prej armiqësisë me Putin, nga Alexei Navalny, Gorbunov shkruajti në mënyrë anonime për vite me radhë.

Ai e zbuloi identitetin e tij vetëm në maj, pasi Kremlini vuri në shënjestër familjen e tij.

Në prill, policia vizitoi banesën e nënës së tij në Mahachkala, kryeqytetin e Republikës Islamike të Dagestanit në Kaukaz, ku ai u lind dhe u rrit para se të shkonte në Moskë pesë vite më parë.

Ata e akuzuan për “terrorizëm telefonik” dhe pretenduan se telefoni i tij celular ishte përdorur për të bërë një kërcënim të rremë për bombë.

Ishin këto taktika që e shtynë Gorbunovin të flasë, pasi duke qenë në qendër të vëmendjes publike, do ta bënte më të vështirë për Kremlinin që të frikësonte familjen e tij.

Ai kishte të drejtë: akuzat kundër tij ranë menjëherë pasi u shfaq në televizionin rus dhe u profilizua në gazetat kryesore të vendit.

Tani për tani – dhe pavarësisht nga ligjet kufizuese të miratuara në mars, duke kritikuar zyrtarët publikë – ai është ende i lirë të cicërojë dhe të dënojë Kremlinin për korrupsionin dhe pavetëdijen e tij.

Për kritikët në Rusinë e Putinit, kjo është një fitore e madhe.

Duke u takuar me atë në revistën magjepsëse të Moskës Café Pushkin për një intervistë, prisja që StalinGulag të ishte trupmadh, duke pasur parasysh karakterin e tij provokativ online, por ai ishte shumë i vogël, pothuajse i zhdukur në karrocën e tij.

Zëri i tij është i forte, ndërsa shikimi i tij i guximshëm lë të kuptohet një frymë rebelimi.

Ne u takuam në mes të qershorit, pas një jave historike për lirinë e shtypit në Rusi.

Një gazetar i pavarur i faqes opozitare Meduza, Ivan Golunov, i arrestuar dhe i rrahur si shkak i akuzave për drogë, u lirua papritur pas demonstratave masive dhe një shfaqjeje të rrallë solidariteti nga gazetat pro-Kremlin, që u bashkuan në mbrojtjen e tij me faqet e para të sinkronizuara duke shpallur “Të gjithë jemi Ivan Golunov”.

Kur e pyeta Gorbunovin nëse ai ndihet më i sigurt pas lirimit të gazetarit, ai thjesht u shtri dhe u struk në karrocë.

“Ishte një fitore e vogël për shoqërinë civile,” pranoi me ngurrim.

“Por sistemi është ende i njëjtë, dhe mentaliteti nuk ka ndryshuar”.

Ai vuri në dukje se policia kishte arrestuar qindra dhe rrahën mizorisht ata që morën pjesë në një demonstratë pas lirimit të gazetarit.

Ai pati postuar rreth brutalitetit të policisë, duke shkruar: “Një festë tipike në Rusi – furgonë, policë, arrestime”. (Demonstrata ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Rusisë më 12 qershor.)

Gorbunovi nuk kishte marrë pjesë personalisht në protesta, duke thënë se “demonstrimi i tij është në internet”.

Kjo është e kuptueshme, duke pasur parasysh shëndetin e tij të brishtë dhe aftësinë e kufizuar.

Ajo që është më e habitshme, megjithatë, është se ai nuk është as një disident apo politikan me orar të plotë si shumë nga kritikët e Putinit.

Ai i fiton të ardhurat nëpërmjet tregtimit të derivateve dhe kriptografive nga komoditeti i banesës së tij në Moskë, ku tre ndihmësa e ndihmojnë me nevojat e përditshme (ai poston duke pritur që tregjet të bëjnë lëvizjen e tyre të ardhshme.)

Është një privilegj i rrallë për të fituar dollarë vetëm falë trurit në një vend si Rusia, ku shumica kanë një jetesë me disa qindra dollarë në muaj.

Megjithatë, ai është i gatshëm të sulmojë Kremlinin në vend që të shijojë jetën e qetë me gruan dhe miqtë e tij.

“Pse”, e pyes?

Ai e shtyn më afër karrocën e tij dhe më jep një buzëqeshje të rrallë.

“Unë kam qenë gjithmonë i interesuar për politikë, dhe StaliniGulag është blog, dhe jo projekt.

Unë vetëm shkruaj për atë që më shqetëson për Rusinë”.

Më pas ai i mbyll sytë dhe deklaron me bindje:

“Nëse të gjithë qëndrojnë të qetë, atëherë asgjë nuk do të ndryshojë”.

I lindur në vitin 1992, Gorbunovi, si shumë rusë të rinj të gjeneratës së tij, është shumë i vetëdijshëm për atë që po ndodh në Nju Jork, ose në Londër, dhe e konsideron veten të denjë të jetojë në një vend të lire të botës.

Është kontrasti midis lirisë dhe dinamizmit të Perëndimit dhe zbrazëtisë autoritare të Rusisë së Putinit, ai i cili zemëron rusët e rinj të uritur për ndryshim.

Shumica e demonstruesve të guximshëm që dolën në mbështetje të gazetarit të arrestuar Ivan Golunov ishin nën 30 vjeç.

Gjithashtu nuk është rastësi që hip-hopi, një rrymë rebele, tani është zhanri muzikor dominant për të rinjtë rusë.

“Kjo është arsyeja pse qeveria ruse ka një projekt për të kontrolluar internetin”, thotë Gorbunov.

“Ata e kuptojnë se propaganda e tyre nuk funksionon kundër atyre që janë të lidhur me mediat sociale të globalizuara”.

Ka një motivim të ngjashëm në punë, prapa energjisë që Kremlini shpenzon duke manifestuar një diktator brutal si Stalini.

“Ata nuk kanë vizion për të ardhmen, kështu që duan që njerëzit të fillojnë të debatojnë për të kaluarën,” thotë ai.

“Kjo është një menyrë më e lehtë për të kontrolluar.”

Gorbunov shpreson që Rusia në fund të evoluojë në një drejtim më humanist, me më shumë respekt për të drejtat dhe shqetësimet e njeriut.

Por ai pranon se mund të duhet të kalojë edhe të paktën një gjeneratë që kjo të ndodhë.

Madje edhe kur Putini përfundimisht të largohet në 2024, ose më vonë, Gorbunovi nuk është i bindur se pasardhësi i tij do ta drejtojë Rusinë në mënyrën e duhur.

“Të gjithë shqetësohen për atë që vjen pas Putinit,” thotë ai.

“Dhe askush nuk ka asnje ide nëse do të jetë më mirë, ose më keq.”

Pavarësisht nga pesimizmi i tij, ai nuk ka ndërmend të largohet nga Rusia.

Pavel Durov, pronari rus i Telegramit të mesazheve popullore, i cili është në mërgim, e kontaktoi atë kohët e fundit dhe ofroi ndihmën e tij në rast se donte të emigronte, por Gorbunovi e mohoi si mundësi.

“Unë kam lindur në Rusi, prindërit e mi kanë lindur në këtë vend, dhe kështu ishin edhe gjyshërit e mi”, thotë ai me një frymë sfiduese.

“Ky është vendi im dhe nuk kam ndërmend të largohem”.

Ai shton: “Do të ndaloja së kritikuari Rusinë atëherë.

Nuk mendoj se është e ndershme të jesh kritik ndaj një vendi ndërsa jeton diku tjetër “.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...