Juventus vdes per Neymar, ka oferta e cmendur per te…

Nga faqet e “El Mundo Deportivos” vjen një lajm sensacional rreth merkatos së Juventusit.

Sipas të përditshmes spanjolle, bardhezinjtë po tentojnë të transferojnë në Torino Neymar Junior dhe këtë kërkojnë ta bëjnë duke ofruar dy lojtarë për të ulur çmimin e kartonit të brazilianit, për të cilin dy vite më parë PSG shpenzoi plot 222 milionë euro (klauzola e largimit) për t’ia shkëputur Barcelonës.

Paratici mësohet se ka ofruar Paulo Dybalan dhe Blaise Matuidinë, plus një shumë të konsiderueshme parash për të bindur drejtuesit parizienë, shkruan ss.

Një goditje që do t’i siguronte Sarrit sulmuesin e kërkuar, duke qenë se Icardi është më pranë Napolit, ndërsa Higuain po kërkohet me ngulm nga Roma.

Fantamerkato apo realitet? Sipas medies në fjalë, Juve po mendon seriozisht për futbollistin e “Seleçaos”. Kjo vërtetohet edhe nga zërat e shumtë për një takim në Kinë mes drejtuesve bardhezi menaxherit Pini Zahavit, që po bën ndërmjetësin mes klubit italian dhe atij francez.

Neymar e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Parisi, por në Europa janë të pakta skuadrat që mund të përballojnë kërkesat e tij ekonomike. Barcelona duket se është tërhequr përfundimisht nga Neymar, pas blerjes së Antoine Griezmann, tashmë Juventusi e ka rrugën të hapur për ta bashkuar O’Ney-n me Cristiano Ronaldon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...