Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë.

Pas analizimit të pamjeve filmike, dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare efektivët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve:

– F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
– F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve , policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.