Kjo urë shpëshehrë bëhet shkak i konflikteve banale e deri në përleshje fizike mes banorëve. Ngushtësia e saj bën që shoferët të qëndrojnë me minuta të tëra në pritje deri sa të kalojë ai që ka përparësinë.

 

Hapësira e ngushte ka sjelle kaos ne lëvizjen e shoferëve , pasi mbi të shume njerëz kalojnë edhe me biçikleta e motora. Banoret ankohen se ura edhe mund të shembet si pasoje e fluksit te lëvizjeve, ndërsa i kërkojnë bashkisë që të ndërhyje për ndërtimin e një tjetër ure provizore për të lehtësuar kalimin.

 

Mirëpo kjo gjë jo vetëm që është bërë shkak për bllokimin e trafikut por ka cuar nga konflikte banale e deri në përleshje fizike mes shoferëve thonë banorët.

 

Çdo ditë në këtë urë kalojnë me dhjetra automjete ku shoferëve në këto ditë të nxehta i humbet edhe durimi duke qëndruar me minuta të tëra në pritje.Banoret jane skeptike per te apeluar ne organet pergjegjese, pasi prej vitesh kerkesat e tyre nuk jane marre parasysh. Pavarësisht premtimeve në kohë fushatash për zgjerimin e kësaj ure deri tani nuk është bërë asgjë.