Vetëm dy ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia lançoi këngën e saj më të re të titulluar “Jealous”, e cila theu rrjetin me pamjet e videoklipit ku shfaqeshin vajza me bikini që ekspozonin format trupore.

Enca dukej super seksi në klip krah vajzave, mirëpo njërës prej ndjekëseve i ka bërë përshtypje fakti që këngëtarja ekspozon gjoksin në çdo video. Ajo e ka pyetur në komente, ndërsa Enca nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje.

“O Enca, do të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? Mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë por atë pyetje dua ta di.”- i shkruan fansja të cilës Enca ja ka kthyer:

“Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shpia kur te duam .Ne vajzat me gjoks te madh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy.

Jete te gjate gjoksit te madh !”- është përgjigjur këngëtarja, e cila e ka postuar këtë koment edhe në Instastoryn e saj. “Në emër të gjithë vajzave me gjoks të madh, lëreni gjoksin tonë të qetë! (Vazhdoj t’i adhuroj gjithsesi)- shkruan Enca krahas fotos.Kujtojmë se deri tani, kënga “Jealous” ka arritur 800 mijë klikime në Youtube dhe listohet si një ndër këngët më “in” të kësaj vere.