Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Era Rusi, ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “E Diell”. Gjatë intervistës së gjatë me prezantuesit, ajo si rrallëherë i ndal e foli edhe për jetën e saj personale.

Dashur pa dashur, këngëtarja tregoi se ish-partneri e kishte tradhtuar. Ajo e kishte marrë vesh nëpërmjet një mesazhi në telefonin e tij.

Një ditë asaj i është dashur që të përdorte telefonin e partnerit që të merrej vesh me kolegët, pasi telefoni i saj ishte djegur. Padashur, kishte harruar makeup-et në makinë dhe i kërkon atij të zbresë dhe të shkojë t’ia marrë, duke i kërkuar edhe t’i lëri telefonin e tij.

“Në atë moment vjen një mesazh “faleminderit”. Nuk kishte asnjë pyetje, vetëm përgjigje. Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare.

Kur arritëm afër vendit ja mora përsëri telefonin që të kontaktoja me miqtë dhe atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhet e tjera, por ai jo. Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?”, tregoi Era.