Aktori turk Erkan Petekkaya i njohur nga seriali “Fate të kryqëzuara” ndodhej në Kosovë për pak ditë. Ai ishte i ftuar special në promovimin e emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli”, që transmetohet në Klan Kosova.

Në promovimin e emisionit, në një intervistë për “Prive”, aktori u shpreh se është befasuar nga Kosova dhe fakti që kosovarët e kanë mikëpritur shumë mirë.

“Nga udhëtimi me aeroplan pashë tokën e Kosovës dhe pashë që këtu është një tokë me bereqet, pashë shumë gjelbërim. Një tokë me gjelbërim për mua është shumë e rëndësishme. U befasova. Kur zbrita nga aeroplani pashë shumë njerëz, kosovarët më dhanë shumë admirim.

E ndjej veten si në Turqi, sikur nuk jam në vend të huaj. Nuk e prisja këtë admirim nga kosovarët. Jam shumë i befasuar dhe i lumtur. Do rikthehem përsëri. Shqiptarët i dua shumë”, u shpreh Erkan Petekkaya.