Drejtoria e Emergjencave Civile pranë bashkisë Shkodër së bashku me repartin e shërbimit zjarrfikës kanë organizuar një plan masash tekniko-organizative të nevojshme për ti paraprirë situatave të zjarreve që për hir të së vertetës në muajin Gusht janë intensive.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Agron Dibra thotë se në dispozicion kemi 4 automjete në gjendje pune si dhe 28 efektivë zjarrfikës operacional me mjete dhe pajisje zjarrfikëse, të cilat përdoren për ndërhyrjen në shuarjen e zjarrit, evakuimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve, kafshëve dhe pronës.

Nga ana tjetër një fenomen tepër shqetësues në këto vite ka qënë edhe zjarrvënia e qëllimshme në pyje e kullota, ndaj Dibra i bën apel policisë së shtetit që të marrë masa për parandalimin apo vënien përpara përgjegjësisë të personave që kryejnë këto akte vandale

Sezoni i veres , sidomos ne pikat turistike rrit nevojen e shtimit te masave per te ofruar sherbimet e duhura gjate nje 24 oreve