Kishte shpallur Republikën e Çamërisë, kush është shqiptari që u eliminua në Holandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë. Mësohet se në këtë shtet është ekzekutuar presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato.

Ende nuk dihet se cilët janë personat që i kanë marrë je.tën, Festim Lato.

Bëhet e ditur se autoritet holandeze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Deri më tani dyshohet se atë e kanë eliminuar për arsye politike. Ai ka ndërruar je.të në vend.

Ka qenë familja e Festim Latos, ajo që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Festim Lato jetonte prej 25 vitesh në Holandë. Ai ishte nga qyteti i Vlorës dhe Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.

Vetëm një vit më parë, ai do të premtonte se shumë shpejt të gjitha trojet shqiptare do të bashkoheshin dhe do të krijohet Shqipëria e Madhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...