Dashi

Që nga dita e hënë hyjmë zyrtarisht në sezonin e Luanit, i cili ju motivon dhe zhvillon aftësinë tuaj krijuese me botën përreth. Një moment qetësie dhe relaksi do ju shoqërojë gjatë qëndrimit me familjen tuaj. Venusi do të hyjë në sektorin tuaj të lumturisë duke i dhënë verës tuaj më shumë romancë dhe argëtim.

Demi

Fokusi me hyrjen e sezonit të luanit do të jetë në shtëpi dhe në çështje emocionale që ju shqetësojnë. Do të keni një bisedë të ndjerë të mërkurën çka do ju lejojë të dëgjoni me vëmendje të tjerët. Venusi do ju ndikojnë këtë javë në çështjet tuaja sentimentale.

Binjakët

Bëni kujdes këtë javë në punën tuaj, pasi mund të hasni probleme me komunikimin. Ndihmë financiare do vij për ju të mërkurën duke bërë që të ndiheni më të qetë. Ndërkohë Venusi këtë javë do ju ndihmojë të shprehni ndjenjat tek personat që pëlqeni.

Gaforrja

Kjo është java e duhur për ju që të përpiqeni t’i realizoni ëndrrat tuaja. Pritet që këtë javë ta keni të mbushur me takime romantike. Venusi hyn në sektorin tuaj financiar duke ju sjellë dhurata të vonoara të ditëlindjes.

Luani

Ky është sezoni juaj Luan. I gjithë universi ju sjellë pushtet, shpresë dhe një vizion për të ndryshuar jetën tuaj ashtu siç doni. E mërkura mund t’iu sjellë një të ish-të dashur nga e kaluara, bëni kujdes. Venusi do ju bëjë të parezistueshëm këto kohë.

Virgjëresha

Do të jetë një javë e mbarë për ju e mbushur me relaks, energji të reja etj. Të mërkurën do ju duhet të shfaqeni sa më shumë social. Mblidhuni me miqtë tuaj të vjetër. Ndërkohë Venusi pritet të përfshihet në sektorin tuaj të ndjenjave, kështu që përpiquni t’a lëshoni sa më shumë veten.

Peshorja

Sezoni i ri në shenjën e luanit do të sjellë një jetë më të balancuar sidomos në sektorin e punës. Zbusni konfliktet që keni në punë ditën e mërkurë. Venusi do të jetë pjesë e zonës tuaj të miqësisë, duke ju frymëzuar romancë si dhe të ndiheni më tepër miqësor.

Akrepi

Sezoni i ri në shenjën e luanit do të ju sjellë benefite në karrierë duke bërë që të keni rritje, progres dhe mundësi. Të mërkurën do t’i shihni gjërat me më shumë optimizëm. Venusi ju ndihmon që të rregulloni marrëdhëniet e ndryshme me kolegët në punë.

Shigjetari

Do të keni përballë jush sfida të reja sa I përket pjesës tuaj intelektuale. E mërkura do të jetë e mbushur me energji që do ju bëjë të ndiheni mjaft sensual. Ndërkohë Venusi do të jetë në sektorin tuaj të udhëtimit dhe pritet që ju të realizoni shumë të tilla.

Bricjapi

Kjo javë do të jetë e gjitha e fokusuar në jetën tuaj personale dhe sentimentale. Të mërkurën do ju duhet të bisedoni me partnerin në mënyrë që të ndryshoni mënyrën sesi po I bëni gjërat. Dedikojini më tepër kohë pushimeve.

Ujori

Ky do të jetë kapitulli më romantik i vitit për ju. Gjatë të mërkurës do të rregulloni disa problem që keni me punën. Më pas të shtunën Venusi do të hyjë në sektorin tuaj të dashurisë duke ju bërë në ndiheni mjaft mirë.

Peshqit

Këtë javë do t’i dedikoheni tërësisht ndryshimeve dhe në mënyrë radikale do të merreni me shëndetin tuaj. Do të ndiheni më të sigurt në vete gjatë kësaj jave. Venusi ju ndikon në mënyrë shpirtërore dhe gjithashtu fizike./Opinion.al/