Një grua ka mbetur e traumatizuar pasi i është nënshtruar kimiote,rapisë, ka hequr të dy gjinjtë dhe në fund zbuloi se nuk kishte pasur kan, cer fare.

Sarah Boyle ishte 25-vjeçe kur mjekët e diagnostikuan me kan,cer gjiri në fund të vitit 2016 ndërsa gabimi u mor vesh në korrik të vitit 2017.

Por në atë kohë, Sarah i ishte nënshtruar një trajtimi të vështirë që përfshinte edhe heqjen e gjinjve.

Nëna e tre fëmijëve, e cila tashmë është 28-vjeçe,rrëfen se i është dashur që të bëjë seanca të dhimbshme kimio,terapie dhe të sakrifikonte gjoksin për një sëmundje që nuk e kishte.

Ajo shton gjithashtu se operacionet e më pasme për rindërtimin e gjoksit me shumë mundësi bëjnë që në vitet e ardhshme të sëmuret me të vërtetë me kan, cer.

Spitali kërkoi ndjesë ndërsa 28-vjeçarja vuan nga trauma psikologjike dhe ende i duhet të përballet me simptomat që i kanë lënë pas trajtimi.