Vatikan/ Hapen dy varre të fshehta për të zbuluar një mister 36 vjeçar

Vatikani ka hapur dy dhoma varrimi të zbuluara së fundmi prapa një dere të fshehtë nën dyshemenë e Kolegjit Teutonik Papnor. Arsyeja ka të bëjë me një mister që përfshin dy princesha të shekullit të 19 dhe një adoleshente që është zhdukur 36 vjet më parë.

Emanuela Orlandi u zhduk në mënyrë të mistershme në vitin 1983. Ajo ishte e bija e një punonjësi të Vatikanit dhe është parë për herë të fundit në një stacion autobusi në Romë pasi kishte mbaruar kursin e flautit. Në atë kohë Emanuela ishte vetëm 15 vjeç, dhe prej dekadash tashmë nuk dihet se ku ndodhet.

Në mars të 2019 në familjen Orlandi u dërgua nga një burim anonim një fotografi e një engjëlli mbi një varr në Varrezat Teutonike. Prapa fotografisë shkruhej “Shikoni ku tregon engjëlli”.

Menjëherë nisi puna për të hapur varret që tregoheshin në fotografi. Ato ndodhen në Varrezat Teutonike në Vatikan dhe i përkasin princeshës Sophie von Hohenlohe dhe Princeshës Charlotte Federica të Mecklenburgut, të cilët vdiqën në 1836 dhe 1840.

Pasi varret u hapën për habinë e të gjithëve aty nuk gjendeshin jo vetëm gjurmë të Emanuelës por as eshtrat e princeshave.

Në operacionin e hapjes së dhomave të fshehta të varreve u gjendën disa kocka. Ato u analizuan nga Profesor Giovanni Arcudi, specialist i mjekësisë ligjore i caktuar nga Selia e Shenjtë, në praninë e një eksperti të caktuar nga familja Orlandi.

Ai tha se “nuk është e mundur, për momentin, të parashikohet se sa kohë do të duhet për analizën morfologjike të eshtrave”.

Aktorja dhe stilistja Ira von Fuerstenberg, një i afërm i largët i Von Hohenlohe, u tha mediave italiane se zhdukja e skeleteve të princeshave ishte “një situatë e pabesueshme … e çmendur”.

Sipas disa teorive të shpërndara gjerësisht në mediat italiane, adoleshentja u rrëmbye nga mafia për të ushtruar presion mbi Vatikanin për të rimarrë një hua.

Një tjetër pretendim i përsëritur shpesh në shtyp ishte se ajo u mor për të detyruar lirimin nga burgu i Mehmet Ali Agcës, turk që u përpoq ta vriste Papa Gjon Pali II në vitin 1981.

Pesë vjet më parë, ekspertët që zhvarrosën varrin e një bosi të krimit në një kishë në Vatikan zbuluan rreth 400 kuti kockash.

Enrico De Pedis, kreu i bandës Magliana, u dyshua për përfshirje në rrëmbimin e Emanuelës dhe disa spekuluan se i riu mund të ishte varrosur së bashku me të – por testet e ADN-së nuk arritën të gjejnë një përputhje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...