Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia në Durrës pasi gjatë natës së shkuar, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët.

 

 

Në pranga kanë përfunduar të rinjtë K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Njoftimi i policisë:

 

Qëlluan me armë zjarri në ajër në mesnatë, duke krijuar panik tek banorët, arrestohen në flagrancë nga Policia, dy adoleshentët.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe fishekë

Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

 

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”