Një 40 vjeçar nga Fieri, është arrestuar nga policia në kohë rekord pasi i ka vjedhur me dhunë dy varëse floriri një shtetaseje.

 

 

Pas kësaj, policia ka zbardhur dhe dokumentuar edhe tetë vjedhje të tjera të këtij shtetasi, kryesisht motoçikleta dhe biçikleta.

 

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bishanak” ku pas grabitjes me forcë të varëseve nga qafa është larguar me vrap.

 

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Lamaj, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.

 

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është shtetasi M.L.

Konkretisht:

Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen “1 Maj”.
Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.
Në datën 02.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen “29 Nëntori”.
Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H, në Hasturkas.
Në datën 22.01.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.

Në datën 07.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H, në lagjen “11 Janari”.

Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen “15 tetori”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.