Valbona Selimllari është padyshim një ndër femrat më të bukura shqiptare jeta e së cilës gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e mediave. Siç dihet bukuroshja shqiptare është nënë e 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajze të vogël.

 

Ajo prej vitesh është treguar shumë diskrete për familjen e saj dhe vetëm vitet e fundit Valbona ka folur për tre fëmijët dhe ka publikuar foto me ta.

 

Mirëpo, për bashkëshortin e saj, babain e fëmijëve, ish-missi shqiptar nuk ka folur në asnjë intervistë dhe gjithmonë e ka fshehur identitetin e tij.

 

Megjithatë, djali i saj Deni ka shuar kureshtjen e të gjithëve dhe ka publikuar një foto me të atin. Në foton e publikuar në muajin maj të vitit që lamë pas, shihen dy vëllezërit së bashku me të atin ndërkohë që pranë fotos shkruhet “Koha me familjen”.