Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka dhënë së fundmi një intervistë për “My Living” ku ka rrëfyer shumë të pathëna për karrierën e saj dhe jetën private.

 

Moderatorja e emisionit “Dritare” ka zbuluar një histori që nuk dihej për të dhe regjisoren e njohur Vera Grabocka. Siç rrëfeu Rudina me Verën njihet që vite më parpara se ajo të përfundonte studimet.

 

“E kam takuar shumë hershëm, qëkur isha gazetare kulture te Koha Jonë, te Aleanca. Vera më mësoi A-në e profesionit, që ti mund ta dish, por dikush duhet të ta thotë. Ca gjëra ti i di, por pa t’i vënë dikush në dukje është pak më e vështirë. Më thanë një moment që unë po bëja një shkrim me shumë pasion që nuk më përkiste. ‘Përse nxjerr me duart e tua gënjeshtrat e të tjerëve,’ më tha. ‘Mos e bëj kurrë, je shumë e talentuar. Pse e d.j.e.g veten?’., ka thënë Rudina teksa ka zbuluar se ajo është pushuar nga puna, por që regjisorja e njohur i erdhi në ndihmë për ta rifituar sërish.

 

“Pastaj në një moment tjetër, nuk e harroj kurrë, ai ka qenë një moment shumë i vështirë. Mbaj mend që pata një problem në punë dhe më hoqën nga puna. Punoja te një revistë, Aksi. Më hoqi nga puna kryeredaktori i revistës për një shkrim që duhet të dorëzoja për Verën. Ajo erdhi me mua, mori me vete Timon, shkuan te Aleksandër Frangaj dhe i thanë: ‘Rudina nuk e ka fajin, e kemi ne’. Që atëherë i jam mirënjohëse.”, përfundoi ajo.