Zgjidh një ngjyrë dhe zbulo çfarë njeriu je

E bardha

E bardha është kombinimi i të gjitha ngjyrave të dritës. Nëse të pëlqen e bardha je një njeri i lumtur,gjithnjë në kërkim të një raporti me njerëzit e tjerë.Të tjera elemente të lidhura me të bardhën janë dlirësia, dhembshuria si dhe formaliteti dhe spiritualiteti.

 

Blu

Bluja është ngjyra e ujit, kështu jemi të gjithë natyrshëm të tërhequr prej saj, Të gjithë kemi nevojë për ujë, në mënyrë që të mbijetojmë. Personat të cilët preferojnë ngjyrën blu, janë të qetë, të thellë si dhe optimistë.

 

E gjelbër

E Gjelbra është ngjyra e shumicës së ushqimeve, kështu që është ngjyra e jetës. Personat që kanë të preferuar ngjyrën e gjelbër, janë të qetë, ndjehen rehat dhe kanë një sens rinie që i shoqëron përgjatë gjithë jetës.

 

E Kuqja

Nëse e kuqja është një nga ngjyrat e tua të preferuara, me siguri je një njeri ekstrovert dhe sensual. Njerëzit që pëlqejnë të kuqen janë të fortë, agresivë dhe shumë shprehës.

 

E zeza

Fëmijët e dinë që nëse përzien të gjitha ngjyrat do të kesh ngjyrën e zezë, ose që e zeza shpreh mungesën e ngjyrave. Normalisht, ata që pëlqejnë ngjyrën e zezë kanë personalitet të errët, gotik, punk. Ata që pëlqejnë të zezën janë shpirtra të vjetër, antagonistë, të thellë, intensë e shpesh janë në në ankth.

 

Portokalli

Portokallia është një ngjyrë energjie. Nëse është ngjyra juaj e preferuar tregon se jeni energjikë dhe fizikisht të shëndetshëm.Personat që pëlqejnë ngjyrën portokalli, janë të lumtur dhe optimistë.

 

E purpurt

Njerëzit që pëlqejnë të purpurtën, kanë dinjitet, megjithatë janë melankolikë dhe të trishtuar. Ankthi dhe gjendja emocionale e paqendrueshme lidhen me ngjyrën vjollcë.

 

Roza

Ata që pëlqejnë ngjyrën rozë, janë të sjellshëm, por plot me energji dhe alegri. Ata janë gjithashtu fizikisht aktivë.

 

E verdha

E verdha është një ngjyrë e gjallë, nëse është ngjyra juaj e preferuar tregon se jeni i ndrojtur. Ajo që shpreh e verdha si ngjyrë është rini, simpati, dëshirë për jetë aktive si dhe simpati.

 

Kafe

Nëse e kafta është ngjyra juaj e preferuar, ju jeni me këmbë në tokë dhe jetoni në ekuilibër me natyrën. Ndjehesh i sigurtë dhe shpirtërisht i mbushur. Shumë rrallë mund të dëshpërohesh dhe të mërzitesh.

 

Gri

Nëse grija është ngjyra juaj e preferuar mund të keni tendencën për të qenë melankolikë. Të tjera dukuri që lidhen me grijën janë gjendja e ankthit, pasiguria si dhe mbajtja e fshehur e ndjenjave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...