Të fortë, të vendosur dhe mjeshtra të debatit, e dini përse të gjithë i duan Peshoret

Personat e shenjës së Peshores i duan shumë njerëzit, por ndërkohë urrejnë turmat e mëdha me shumë njerëz. Si njerëz të paqes, ata bëjnë ndërmjetësin kur të tjerët grinden, e megjithatë u pëlqen te jenë pjesë e një debati të fortë, por mbi të gjitha, mbani mend diçka: Peshorja është shenja e njerëzve të drejtë dhe të ekuilibruar, që ia vlejnë t’i keni miq.

 

Nuk duhet të mendoni se këta njerëz janë gjithmonë të ekuilibruar, meqë shenja e tyre simbolizohet nga peshorja e artë e drejtësisë. Ata mund të qajnë me ngashërim, pastaj të bëhen sarkastikë, para se të lëshojnë një buzëqeshje ndriçuese dhe të gëzuar si rrezet e para të pranverës. Kjo nuk ka të bëjë me dualitetin e Binjakëve. Njerëzit e Peshores janë vazhdimisht të zhytur thellë në një emocion dhe pastaj një tjetër që kthehet, e cila nuk është e njëjta gjë si me ndryshimin e plotë të karakterit të njerëzve të shenjës së Binjakëve.

 

Karakteri i Peshores tipike është i përbërë nga pjesë të barabarta të mirësisë, butësisë, drejtësisë, aftësisë për të argumentuar, refuzimit kokëfortë të kapitullimit, logjikës filozofike dhe pavendosmërisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...