Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Selenicë, ku një bombul gazi ka shpërthyer brenda një banese. Për pasojë kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve R.S 49-vjeç, dhe M.S 42 vjeçe.

 

Bashkëshortja është nisur drejt Tiranës për shkak se ka marrë plagë të rënda, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Grupi hetimor ndodhet në banesën e çiftit dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi i gazit.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.07.2019, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

 

Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.

 

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.

 

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.