Mbledhja e Kryesisë së PS, ky është vendimi surprizë që u njoftua

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë, nga ku u caktua të shtyhej dhe me një ditë mbledhja e Asamblesë. Teksa Asambleja ishte parashikuar që të mbahej të hënën në datën 22, ajo është shtyrë për të martën e datës 23, në orën 18:00.

 

Nuk dihet ende arsyeja e shtyrjes me një ditë të Asamblesë, po kjo lidhet me siguri me ndonjë axhendë dhe takim që ka parashikuar kryeministri Rama jashtë vendit.

 

Në mbledhjen e asamblesë së socialistëve do të diskutohet lidhur me rezultatet që kjo forcë politike mori në të gjitha qarqet e vendit në 30 Qershor.

 

Më herët diskutimi është bërë dhe në mbledhjen e kryesisë, ku padyshim që pika më e dobët e socialistëve janë qytetet që qeverisen nga të djathtët, kun ë shumicë dërrmuese pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë shumë e ulët.

 

Rama ka kërkuar nga të tijët që tranzicioni në bashkitë që deri në 30 Qershor drejtoheshin nga të djathtët, të jetë i butë, dhe mos të ketë largime masive nga puna. Kryeministri është shprehur se asnjë grua dhe vajzë nuk duhet të largohet nga puna, dhe do të shkarkohen vetëm stafet e ngushta politike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...