“Kam sakrifikuar shumë, u vija pambuk tek veshët”, Merita Halili rrëfen jetën e vështirë si nënë e 3 vajzave

Ajo është pa diskutim një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore qytetare, është quajtur ”bilbili i Tironës”, dhe jo vetëm, pasi muzika e Merita Halilit ka depërtuar në të gjitha skajet e Shqipërisë. Edhe pse artistja e mirënjohur jeton në SHBA prej më shumë se 20 vitesh, rrugëtimi i saj në muzikë nuk është ndalur për asnjë moment, përkundrazi ajo është gjithmonë e pranishme në gëzimet e shqiptarëve.

 

Ditën e sotme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku tregoi sakrificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për vajzat e saj këngëtarja nuk kishte si t’i mbante lotët.

 

“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë. Jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë t’i çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë t’i rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria.

 

Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, U kam vendosur pambuk tek veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem.”,- tha këngëtarja për vajzat e saj në studion e “Report Tv”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...