Spiropali ‘lë nam’ me çiftin Kadare: Ky dhe Kjo. Rama e korrigjon, ministrja i fshin komentin (foto)

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar një foto me shkrimtarin Ismail Kadare dhe gruan e tij, Elenën.

Në foton e publikuar, Spiropali ka shkruar se gjendet krah një gjeniu dhe një zonje, duke iu referuar bashkëshortēve të famshëm me ‘ky’ dhe ‘kjo’.

“Me një Gjeni si Ky dhe një Zonjë si Kjo, asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar”, shkruan Spiropali.

Në komente ka ndërhyrë menjëherë zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, i cili i ka dhënë ministres një këshillë duke i cilësuar si fyese etiketimet e saj.

Komenti i Luan Ramës

“Një këshillë për ty Elisë. Jo vetëm në kuptimin etik, por as në atë njerëzor, nuk mund t’u drejtohesh dy njerëzve të shquar, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhe bashkëshortes së tij, shkrimtares Elena Kadare, me përemrat dëftorë “ky” dhe “kjo”!

Është mungesë respekti, është fyese. Është shenjë arrogance dhe mungesë e kulturës gjuhësore.

Sepse Ismail dhe Elena Kadare nuk janë “ky” dhe “kjo” për askënd.

Askush më parë dhe askund ku është folur dhe shkruar për Ismail Kadarenë dhe bashkëshorten e tij Elenë, nuk ka guxuar që t’u drejtohet me “ky” dhe “kjo”.

Edhe nëse je nisur nga dëshira për të dëshmuar kofidencë, siç ka më shumë gjasë të jetë, nuk janë përemrat dëftorë që e mundësojnë këtë. Gjuha shqipe ka plot fjalë të tjera që mund të përdoren në kësi rastesh.

Ju jeni vajzë e shkolluar dhe duhet ta keni mësuar që herët se sa e rëndësishme është etika e komunikimit me të tjerët, sidomos me më të mëdhenjtë.

Edhe fakti që jeni ministre nuk jua lejon këtë cënim të etikës, përkundrazi ju detyron më shumë. Sepse në fakt dëshmon për më shumë se sa vetëm mungesë etike. Shpresoj ta mirëkuptoni këtë këshillë miqësore. Faleminderit!”

Mesa duket Elisa e ka marrë për keq komentin e Luan Ramës duke e fshirë, por më pas ka rregulluar edhe përshkrimin e fotos duke e lënë në versionin përfundimtar.

“Me një Gjeni dhe një Zonjë të kësaj lartësie asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar.”

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena ditën e sotme e kanë kaluar në plazhin e Qerretit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...